OSMANI: Ja pesë opsionet që po diskutohen në selinë e BDI-së (VIDEO)
Zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani sot pas takimit që po zhvillohet edhe në këto momente në selinë e BDI-së në Reçicë, theksoi se në parti tani kryesia po diskuton për opsionet që i ka shktuar Ali Ahmeti në tavolinë.
“I hudh poshtë kategorisht këto spekulime, poqëse Ali Ahmeti do të kishte një vendim nuk do të kishte nëvojë për tu diskutuar më tutje në kryesi se ai e ka këtë të drejtë statutore.
Mirëpo, Ali Ahmeti i ka futur pesë opsionet në tavolinë dhe kërkon mendimin e të gjithëve në parti, meqë këto janë vendime delikate me pasoja, për shtetin por edhe për qytetarët edhe për partinë, ai kërkon mendimin e të gjithëve që vendimi të jetë më i shëndetshëm”, theksoi Bujar Osmani para mediave.
Ai më tej tha se Ali Ahmeti i ka shkrur pesë opsionet e mundshme në tavolinë dhe për të cilat po diskutohet dhe të cilat janë si më poshtë:
- Me VMRO-DPMNE,
- Me LSDM
- Qeveri e zgjeruar
- Të mbetemi në opozitë
- Zgjedhjet e parakohshme.