Osmani: Kaloi koha kur policia toleronte lokalet e afërta me pushtetin

293

Kontrolli policor në kafulet dhe diskotekat në Shkup është për tu përshendetur.

Rendi dhe siguria është ajo për çka u angazhuam dhe luftuam deri tani. Nuk duhet të lejohet edhe më tej të lejohet dikush ti kanosë qytetarët që dalin në restorante dhe diskoteka e as organet shtetërore që punojnë për tmirën tonë. Aq më pak mund të lejohet sulm ndaj policëve. Kaloi koha dikush punon konform ligjit dhe paguan tatime kurse dikush pasurohet në kurrizin e qytetarëve dhe shtetit për shkak të afërsisë me partinë në pushtet. Kaloi koha kur kishte individ më të fortë se policia. Kaloi koha e ligjeve partiake, tani ka ligje shtetërore të cilët duhet të gjith ti respektojmë. Përkrahje për policinë dhe ministrin Oliver Spasovski i cili realizoi reforma pozitive dhe solli drejtësi dhe siguri në shtet./Hadi Osmani

Comments