Osmani: Maqedonia shkruan histori, kthim prapa s’ka

278

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në pres konferencën në Bruksel tha se me fillimin e procesit të skriningut, Maqedonia shkruan histori, me çka vendi dhe e fillon fazën përgatitore para fillimit të negociatave.

“Maqedonia dje dhe sot shkruan histori. Ky është momenti që gjatë kohë e kemi prit dhe jemi përgatitur, nga të gjitha qeveritë e deritanishme. Me lejoni të konstatoj se arritëm sukses. Maqedonia lëviz drejt anëtarësimit të plotë në BE. Nga ajo rrugë kthim prapa s’ka”, ka thënë Osmani.

Ai përgëzoj edhe kolegët e Shqipërisë që bashkërisht të shënojnë sukseset në proceset eurointegruese. Lidhur me referendumin për të dielën ai tha se është optimist se ky proces do të ketë sukses dhe vullneti politik i qytetarëve është në mbështetje të kësaj marrëveshje dhe anëtarësimit në BE dhe NATO.

Comments