OSMANI: Me VMRO-në dhe LSDM-në kemi tejkaluar dallimet kryesore për gjuhën

241
OSMANI: Me VMRO-në dhe LSDM-në kemi tejkaluar dallimet kryesore për gjuhën

Në intervistën dhënë për TV24, anëtari i Kryesisë së BDI-së Bujar Osmani ka thënë se dallimet në interpretimin e amendamentit 5 të kushtetutës se a është gjuha shqipe zyrtare në nivel qendror apo vetëm lokal, janë tejkaluar me dyja palët gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë dhe dallimet kanë qenë vetëm  në nuanca të përdorimit të saj.

“Me dyja partitë i kemi zgjidhur këto dilema dhe dallimi është në nuanca të përdorimit të gjuhës. Ky propozim- ligj i kënaq kërkesat e Marrëveshjes së Ohrit…”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së Osmani, ku mes tjerash ka folur edhe për mbështetjen e dhënë për qeverinë e re dhe tema tjera

Comments