Osmani në New York takon kryeministren e Danimarkës e kryediplomatin e Italisë, flet për bashkëpunim në rritje

74

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, po zhvillon takime edhe me liderë të vendeve të tjera që po ashtu janë atje për këtë sesion të OKB-së.

Ajo sot ka takuar kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve.

A pleasant exchange with @Statsmin Prime Minister Mette Frederiksen at the UN.

Denmark is an important partner to Kosovo and I look forward to continuing to build on our growing cooperation. ???????????????? pic.twitter.com/WjxSFlT48P

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 19, 2023
“Një shkëmbim i këndshëm me kryeministren Mette Frederiksen në OKB. Danimarka është një partner i rëndësishëm për Kosovën dhe mezi pres të vazhdoj të ndërtojmë bashkëpunimin tonë në rritje”, ka shkruar Osmani në X.

Presidentja gjithashtu është takuar edhe me kryediplomatin e Italisë Antoinio Tajani, duke thënë se është e lumtur që u ritakua me të.

“Ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për qëllimet e përbashkëta dhe trajtimin e sfidave të përbashkëta”, ka shkruar Osmani. /Express/

Comments