Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane ka realizuar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxijas ndërsa tema e takimit ishte progresi i bashkëpunimit të ndërsjellë, aktivitetet e dy vendeve në avancimin e komunikimit, si dhe masat e ndërtimit të besimit mes dy vendeve.
Gjatë takimit Osmani shprehu shpresën se periudha që pason do të forcojë masat e ndërtimit të besimit në të gjitha sferat: ekonomi, kulturë, arsim, ekologji, bashkëpunimi ndërkufitar, energjetik, transport etj., me të cilin krahas ndërtimit të besimit mes shoqërive, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë do ti ndjejnë përfitimet nga ky bashkëpunim.
Ndërsa në fund të takimit dy bashkëbiseduesit ranë dakord se integrimet Euro – Atlantike të vendit janë alternativë e vetme të cilat do të përforcojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, si dhe të mbetet komunikimi mes dy vendeve me dialog të hapur për partneritet.

