BDI përveç mbështetjes së LSDM-së në balotazh ka siguruar edhe mbështetjen e PDSH-së. Burime të brendshme partiake të PDSH-së thanë se marrëveshja është bërë me BDI-në, por mbeten të distancuar për të deklaruar detajet. Kurse, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se PDSH-e ka derën e hapur.
“Të gjitha partitë politike, të cilat ndajnë vlerat me këtë koalicion pro evropian dhe pro reformues i kemi dyert e hapura për bashkëpunim. Ne kemi qenë në një koalicion me LSDM-në për shkak se kemi promovuar koalicionin pro Evropian dhe reformatorë, dhe nga ana tjetër kemi koalicioni që kanë perspektiva të dyshimta dhe çojnë vendin në perspektiva të dyshimta”, tha Bujar Osmani, BDI.