Osmani për zgjedhjen e Trump: Kemi çdo arsye për të besuar që përkrahja e SHBA për Kosovën do të vazhdojë

86

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Budapest, ka folur për bashkëpunimin euro-atlantik dhe për zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-së, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se zgjedhja e Trump do të forcojë edhe më tej bashkëpunimin transatlantik dhe se për një gjë të tillë të gjithë duhet të japin kontributin e tyre.

Sa i përket Kosovës, presidentja Osmani ka thënë se Kosova e ka pasur përkrahjen e demokratëve dhe republikanëve të secilës administratë amerikane. E para e shtetit ka thënë se Kosova ka qenë e bekuar për një përkrahje të tillë që nga vitet e 90-ta dhe se ka çdo arsye për të besuar që përkrahja e njëjtë do të vazhdojë edhe me administratën e re të Donald Trump, shkruan Gazeta Express.

“Zgjedhja e presidentit Trump do të vazhdojë të forcojë këtë raport transatlantik dhe të gjithë duhet të japim kontributin tonë për këtë çështje. Kosova ka pasur përkrahjen bipartisane të secilës administratë amerikane. Që nga vitet e 90-ta kemi qenë të bekuar me një përkrahje të tillë dhe për këtë arsye kemi çdo arsye për të besuar që kjo përkrahje do të vazhdojë, gjithashtu me administratën e presidentit Trump”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në Budapest.

Osmani ka thënë se beson fuqishëm që bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Evropës do të vazhdojë.

Shejfa e shtetit të Kosovës tutje ka thënë se nuk e sheh zgjedhjen e Trump president si kërcënim dhe ka shtuar se Kosova kishte fituar pavarësinë kur republikanët kishin qenë në pushtet.

“Nuk e shoh si kërcenim. Kosova ka përfituar për dekada nga një përkrahje dypalëshe nga SHBA. U bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet, u çliruam kur demokratët ishin në pushtet. Kemi punuar ngushtë më secilën administratë, dhe fuqishëm besoj që do të vazhdojë kështu”./GazetaExpress/

Comments