
Zv/kryeministri, Bujar Osmani pas votimit në Çair tha se sot marrim vendimin të rëndësishëm politik që nga pavarësia e deri më sot, sot votojmë PËR Maqedoninë Evropiane!
“Sigurisht sot marrim vendimin më të rëndësishëm politik që nga pavarësia e deri më sot;
Sot e përcaktojmë fatin por edhe të ardhmen e fëmijëve tonë;
Sot votojmë orientimin tonë evropian dhe euro-atlantik;
Sot votojmë PËR Maqedoninë Evropiane!” tha Osmani
