Osmani takon presidentin turk Erdogan: Të përkushtuar ta forcojmë bashkëpunimin

244

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në Stamboll presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani në një postim në X shkruan se me presidentin turk kanë folur për situatën e sigurisë gjersa ka shprehur përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Sot, në Stamboll, takova Presidentin Erdogan. Në kuadër të zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.

Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkruan presidentja.

Comments