Pacolli: AKR ka zgjedhur kandidatin për Prishtinën, s’jam unë



Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se partia që ai udhëheq ka zgjedhur kandidatin e saj për Prishtinën, emrin e të cilit do ta bëjë publik në ditët në vijim.
“Unë nuk jam kandidat për të parin e Prishtinës. Nuk do të ketë temë të një bisede me këtë ide”, ka thënë Pacolli në Ora e Fundit në Klan Kosova.
“Unë jam duke drejtuar një subjekt politik që po rikthehet fuqishëm në skenën politike dhe do të përkujdesem për këtë”, ka shtuar Pacolli.
“Ne e kemi kandidatin e përzgjedhur për Prishtinën të cilin do ta bëjmë publik në ditët në vijim”, është shprehur Pacolli.
“Ai është një djalë i shkolluar nga Prishtina, ka qenë jashtë është kthye, është një anëtar i devotshëm i AKR-së dhe shumë shpejt do t’i mësohet edhe emri”, ka deklaruar Pacolli.
“Ne kemi më pak se një vit deri te zgjedhet lokale dhe AKR po përgatitet për këtë, ku do të garojë në secilën komunë”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.