Pacolli e quan moment historik rekomandimin pozitiv për liberalizimin

219

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, që u publikua sot nga Komisioni Evropian.

“Njoftimi i sotëm nga Komisioni Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është një moment i rëndësishëm historik, i cili e bën Bashkimin Evropian të prekshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

“Ky hap drejt liberalizimit të vizave është një test për lidershipin e BE-së në rajon dhe një angazhim për të ardhmen evropiane të Kosovës”, është shprehur ai, njofton MPJ.

Comments