Pacolli me ish-presidentët e Shqipërisë viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ndan pamje nga atje

1,083

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, bashkë me tre prej ish-presidentëve të Shqipërisë ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.
Pacolli e ka njoftuar një gjë të tillë në ‘Facebook’, duke thënë se qëllim i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së”, shkruan ai.

Moebel THEMA

“Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe  mbështetjes se tyre në përballjen  me  padrejtësine   që po u bëhet”, përfundon postimi i tij. /Lajmi.net/

Comments