Pacolli për tragjedinë e familjes nga Suhareka: Po mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur

290
fresco

Behxhet Pacolli, ministri i Punëve të Jshtme të Kosovës, ka deklaruar se sot është ditë zie në tërë Kosovën.

Rasti i vdekjes tragjike të pesë anëtarëve të familjes Sadikaj, që ndodhi të dielën ashtu siç ka prekur të gjithë shqiptarët, ka prekur shumë edhe Pacollin, shkruan Gazeta Observer.

Ai madje ka thënë se po mundohet të bëhet i fortë dhe të mos qaj, por është e pamundur.

Ky është postimi i plotë:

Postimi i plotë:

Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit. Sot është ditë zie në Suharekë, por besoj edhe në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari. I shprehi ngushëllimet e mia dhe të familjes sime qytetarëve të Suharekës, familjarëve dhe miqve të familjes Sadikaj. Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur.

Comments