Pacolli takon Haradinajn në Francë

285
Pacolli takon Haradinajn në Francë

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka vizituar udhëheqësin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë. Përmes një postimi në facebook ai tha se takimi me ishte ndjenjë e veçantë, ndjenjë dashurie dhe dhimbjeje.

“Ishte ndjenje e vecante, nje ndjenjë dashurie dhe dhimbje takimi me Ramushin”, ka treguar ish-presidenti i Kosovës për takimin që ka pasur me ish-kryeministrin e vendit”, –  shkruan Pacolli.

Pacolli tha se është e pakuptueshme si një njeri si Haradinaj të përballet me probleme të tilla, kur i ka përfunduar të gjitha proceset.

“E pakuptueshme se si nje njeri si Ramushi të përballet me probleme gjyqesore edhe pse i ka perfunduar te gjitha proceset”, ka shkruar Pacolli në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Do kthehet ne shtepi se shpejti dhe kjo ndjenjë e dhimbjës qe kisha per te, nuk do te jete me. Se shpejti do kthehet ne Kosove, se pari te prindërit e te shoqja dhe femijet e tij të mrekullueshem. Edhe miqët e vet kudo në Kosovë e gjetiu e presin kethimin e tij”, thuhet në shkrimin e Pacollit.

Comments