Pakistan, 10 milionë kafshë bëhen kurban

458

Me afrimin e ditës së Kurban Bajramit, anembanë Pakistanit…

Me afrimin e ditës së Kurban Bajramit, anembanë Pakistanit janë ngritur tregje të improvizuara bagëtish. Por, shumë konsumatorë në Karachi dhe Lahore ankohen për rritje të ndjeshme të çmimeve.

“Kafshët këtë vit kanë qenë ekstremisht të kushtueshme. Çmimet janë 40 deri në 45% më të larta sesa vitin e kaluar, e pronarët e bagëtive nuk dëgjojnë t’i ulin”,- deklaroi blerësi, Sikander Navaz.

“Këta njerëz kërkojnë 4.745 dollarë për një kafshë, që është shitur për 1.900 dollarë. Si mund ta blejmë ne këtë, vetëm pyesim dhe largohemi”,- u shpreh blerësi, Asem Sidiqui.

Në Pakistan, zakonisht simbol i flijimit në Festivalin e Sakrificës përdoret një lopë, por mund të jetë edhe një dele, dash, dhi apo gamile, në varësi të rajonit. Shumë prej familjeve që nuk ua lejon xhepi t’i blejnë lopët, mbledhin bashkë paratë dhe e ndajnë mishin mes tyre. Vetëm në Pakistan gjatë dy ditëve të Bajramit të Kurbanit, shkohen në thikë 10 miliona kafshë, një biznes ky që kap vlerën e mbi 3 miliardë dollarëve.

Comments