“Palace of Youth” ku producente ekzekutive është Rita Ora, jepet premierë sonte në DokuFest

30

Dokumentari “Palace of Youth”, që sjell historitë e të rinjve në Kosovë përmes muzikës, shfaqet sonte premierë në DokuFest.

Njëra nga producentet ekzekutive të këtij projekti është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila përmes një postimi në Instagram tha se ishte tejet e nderuar që ishte pjesë e filmit, që kërkoi vite për t’u realizuar.

“Palace of Youth” sjell në qendër historitë, sfidat, rrugëtimet dhe triumfet e të rinjve në Kosovë, përmes një qasjeje unike, muzikën.

“Shumë e emocionuar që sonte ‘Palace of Youth’ do të shfaqet premierë në DokuFest – ka vite që punohet për të. Kur Odessa, Maddie dhe ekipi ma sollën këtë film, e shfrytëzova menjëherë mundësinë për të nxjerrë në pah talentet e reja të jashtëzakonshme në Kosovë – ku mbi 55% e popullsisë është nën 25 vjeç. Përmes muzikës, ne zbulojmë historitë, udhëtimet, vështirësitë dhe triumfet e tyre. Ishte shumë prekëse t’i dëgjoja të gjitha këto. Ishte një nder që isha pjesë e diçkaje kaq reale”, ka shkruar Rita Ora në postimin e saj.

Përveç kësaj, artistja shqiptare ndau edhe një pjesë të shkurtër nga traileri i dokumentarit, duke dhënë një vështrim të parë në tematikën e veçantë që trajton ky projekt filmik.

Comments