Paloka: Në 18 shkurt, protesta më e madhe e bërë ndonjëherë. Nuk shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën!

178
fresco

Paloka: Në 18 shkurt, protesta më e madhe e bërë ndonjëherë. Nuk shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën!

Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për të mos shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit me kryeministër, Edi Ramën. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka garantuar sot në takimin që mbajti me aleatin Kreshnik Spahiu të Aleancës Kuq e Zi se më 18 shkurt, “Shqipëria do të njohë protestën më të madhe që ka njohur ndonjëherë dhe rezultati do të jetë largimi I Edi Ramës nga pushteti! Nuk do të shkojmë në zgjedhje me një kryeministër që vjedh gjithë ditën paratë e shqiptarëve dhe kërkon t’u vjedhë dhe votën!” deklaroi Paloka.

“Falenderoj Kreshnikun, – tha Paloka, – jo vetëm si mik e si bashkudhëtar në këto 25 vite të luftës për demokraci, se shoh që ende nuk e kemi arritur atë që kërkojmë, po nëse vazhdojmë kështu bashkë, do të jemi më 18 shkurt bashkë dhe jam i bindur se bashkë do t’i arrijmë të gjitha qëllimet. Jam këtu për t’ju përshëndetur në emër të z. Basha dhe t’ju garantoj për fjalët që sapo thashë.

Shoh parullën ruaj “Rama ra”!

Moralisht  Rama ka rënë prej kohësh, se nuk mund të jetë njeriu që drejton njerëzit që për herë të parë në historinë e Shqipërisë, vetëm nën drejtimin e qeverisjes ë Ramës, kanë vdekur për bukë!

As në ato që dikur Enver Hoxha i ka quajtur regjimet më të urryera, nuk kanë vdekur njerëz për bukë, siç kanë vdekur në këtë regjim.

Por ai firmos ende konçensionet, ai firmos për paratë tona, vazhdon të përdorë postin për të na grabitur përditë.

Moralisht Rama ka rënë, por është ende aty: Vazhdon të firmosë e të dhunojë dhe të thotë se edhe pas 18 qershorit  “do të vazhdojmë bashkë” sepse ka mbledhur bandat, krimin, dhe me strategjinë e tij mendon të varfërojë shqiptarët dhe t’i blejë sa më lirë! Për këtë arsye jemi sot këto bashkërisht siç do jemi më 18 shkurt!

Të gjithë qytetarët shqiptarë që në këto katër vite e kanë kuptuar se Edi Rama është një këlysh i atit të tij ideologjik, ndaj të gjithë bashkë më 18 shkurt do të shkojmë aty jo për protestën e radhës. Nuk do të jemi në shesh për të bërë një shëtitje siç do t’i pëlqente Ramës.

E kujtoni protestën e fundit të 8 dhjetorit që ishte gjigande. Por ju garantoj se në 18 shkurt, Shqipëria do të njohë protestën më të madhe që ka njohur ndonjëherë dhe rezultati do të jetë largimi i Edi Ramës nga pushteti!

Nuk do të shkojmë në zgjedhje me një kryeministër që vjedh gjithë ditën paratë e shqiptarëve dhe kërkon t’u vjedhë dhe votën!”

 

Comments