Pamje horror/ 200 koka derrash hidhen në lumin e Ishmit. Rrezikohet epidemia

218

derra te ngordhur

Një ngjarje e paprecendet ka ndodhur në zonën e Fushë-Krujës. Rreth 200 koka derrash janë hedhur në brigjet e lumit Ishëm fare pranë Urës së Gjolës.

“Nuk i kisha parë ndonjëherë kaq shumë koka derrash as në thertore. Vendi kishte marrë erë dhe mendova të telefonoj pasi mos të përhapet ndonjë sëmundje”, thotë banori që pa i pari këtë skenë horror.

Ky lum është tepër i ndotur pasi të gjitha mbetjet e punishteve e fabrikave që vijnë nga Tirana e deri në grykëderdhje në det hidhen në këtë lum.

Lagja e Urës së Gjolës e ka shumë afër këtë lum dhe rrezikohen nga një epidemi e mundshme nëse nuk merren masa të shpejta.

LAJMI PARALAJMI PAS
©2016 All Rights Reserved. Opinion.al
Comments