Pamje nga zjarri që kaploi lokalin në Velipojë
Një lokal në zonën e plazhit të Velipojës është përfshirë nga flakët paraditen e të premtes.
Dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qënë një bombul gazi gatimi, por zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, megjithëse dyshohet për disa të lënduar lehtë, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.