Pamje rrënqethëse, momenti kur tifozët e Juves ngrihen në këmbë për ‘heroin’ Ronaldo

667
fresco

Real Madrid është me një këmbë në gjysmëfinale pasi shkatërroi 3-0 skuadrën e Juventusit në ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League.

Ronaldo bëri të pamundurën duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Tifozët e ‘Zonjës së Vjetër’ bënë gjestin e madh pasi duartrokitën Ronaldon i cili mposhti Buffonin me rafishatë.

I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të respektuar atë gol që magjepsi botën e futbollit.

“Ka qenë një moment i mrekullueshëm të pranoj duartrokitje nga stadiumi i Juventusit. Jam shumë i lumtur dhe i falënderoj të gjithë tifozët e Juventusit, nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierën time”, deklaroi Ronaldo pas ndeshjes.

Ky ishte goli i 14 i Ronaldos në këtë sezon, ndërsa ka arritur të shënojë në 10 ndeshje radhazi.

Comments