Në Bordo të Francës kanë eskaluar protestat duke u shndërruar në trazira të dhunshme me ç’rast një i ri ka humbur dorën duke tentuar tia kundërhedh policisë kapsulën. Po ashtu raportohen edhe shkatërrime dhe demolime të objekteve private.
Kjo është fundjava e katërt të trazirave dhe në protestën e sotme ishin 8000 demonstrues. Lëvizja nisi tre javë më parë si formë revolte ndaj planeve të qeverise për rritjen e mëtejshme të çmimit të karburantit, por tani kërkesat e tyre janë shtuar duke përfshirë standarde më të mira jetese, rritje rrogash e pensionesh.
i Brendshëm francez, Christophe Castaner, i cili në një konferencë për mediat të shtunën vonë, tha se në protestat mbarëkombëtare kanë marrë pjesë rreth 125.000 njerëz. Castaner tha se policia ka arrestuar 974 persona.
Protestat që filluan në Francë më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimit të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, u kthyen në protestat më të dhunshme në vitet e fundit.
Protestuesit, të cilët përbëhen nga njerëz që banojnë kryesisht në zonat periferike për shkak të çmimeve të shtrenjta, kërkojnë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, të ul taksat dhe të përmirësojë kushtet ekonomike.
In Bordeaux, France A protester He wants to throw at the police Gas capsule exploded in hand His hand Torn Apart #GilletsJaunes #GilestsJaunes #ParisProtest #Bordeaux #Paris #YellowJackets pic.twitter.com/YfUOdAnZHU
— StanteaR (@StanteaR_) December 8, 2018