Pamje: Zjarr në zonën e konsullatës amerikane në Dubai, dyshohet se u sulmua me dron iranian

219

Zona e konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Dubai u godit të martën vonë nga një dron i dyshimtë iranian, sipas një burimi në rajon.

Në videon që televizioni CNN i ka verifikuar shihej tymi i zi duke u shpërndarë mbi ndërtesën e konsullatës dhe që dukej nga një largësi e konsiderueshme.

Në një postim në rrjetin X, Zyra për Media në Dubai më vonë njoftoi për zjarrin, për të cilin tha se u shkaktua nga një “incident i ndërlidhur me dron” dhe se flaka ishte shuar e asnjë person nuk ishte lënduar.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë se i ka penguar shumicën dërrmuese të raketave dhe dronëve që janë hedhur drejt territorit të saj që nga fillimi i luftës.

Të martën, kjo ministri tha se 812 dronë iranianë ishin vërejtur, “prej të cilëve 755 u penguan, ndërsa 57 ranë brenda vendit”.

Comments