Pamjet e takimit në Bruksel komentohen në Twitter – “Duket se Vuçiq në çdo moment mund të qajë”
Në Bruksel sot është duke u mbajtur takimi trepalësh Kurti-Borrel-Vuçiq, ndërsa paraprakisht Borrell ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.
Tashmë në media dhe rrjete sociale kanë dalë pamjet e para nga ky takim, i cili po komentohet.
Një llogari me emrin Daniel Smith ka shpërndarë videon e takimit mes Kurtit e Vuçiqit dhe ka shkruar “duket sikur Vuçiqi do të nisë të qaj në çdo moment. Z. Drama”.
Ky takim është thirrur në ditën kur fillon faza e dytë e vendimit për targat, ajo e gjobitjes, ndonëse shqiptimi i gjobave është shtyer për nesër. BE dje ka deklaruar se nga ky takim kërkojnë zgjidhje për targat dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
It seems that #Vucic 🇷🇸will start to cry 😢from moment to moment! Mr. Drama 🤡! pic.twitter.com/abKlJ5uHgx
— Daniel Smith (@DanielS18352008) November 21, 2022