Pamjet që kanë nxitur reagime të ashpra te myslimanët, “propozohet” ndërtimi i një kulmi palosës në qytetin e shenjtë të Mekës (Video)

176

Arabia Saudite raportohet se planifikon të modernizojë Mekën, duke ndërtuar një kulm palosës mbi Qabe – vendi më i shenjtë për myslimanët, derisa kritikët frikësohen se kjo do të shkatërrojë djepin e fesë, shkruan Daily Mail.

Edhe pse ky kulm i shumëpërfolur zyrtarisht nuk është konfirmuar, videoja e projektit “ombrella” është duke qarkulluar në mediat sociale, ku shihet një model i ri në qytetin e shenjtë dhe tregohet në detaje se si do të funksionojë kulmi palosës, transmeton Telegrafi.

Këto ndryshime mund të vijnë si rezultat i deklaratave të fundit të princit saudit Mohammed bin Salman, i cili gjatë të martës tha se parapëlqen “islamin modern”.

Videoja e postuar e kulmit shfaq dy panele të bardha që bashkohen, dhe krijojnë hije për miliona pelegrinë që vizitojnë këtë vend të shenjtë çdo vit.

Qindra pelegrinë çdo vit humbin vetëdijen nga temperaturat e larta në shkretëtirë që shkojnë mbi 40 gradë Celsius. Kushtet e rënda atmosferike mund të qojnë edhe në vdekje, siç ishte rasti i vitit 2015 ku humbën jetën 717 person në Haxh.

Gjenerali Muhammad al-Ahmadi, komandant i pjesëtarëve të sigurisë në xhaminë e madhe, është cituar nga mediat saudite duke thënë se ndërtimi i këtij kulmi pritet të filloj së shpejti dhe se punimet e tij do të përfundojnë në vitin 2019

Por kritikët tashmë kanë filluar ta kundërshtojnë këtë propozim kontrovers.

“Nuk e kuptoj se si mund të shkatërrohej djepi i Islamit dhe trashëgimia jonë në këtë mënyrë. Asgjë nuk do të duhej ta mbulonte Qaben, pasi myslimanët besojnë se mëshira e Zotit zbret nga qiejt më të lartë. Kjo ombrellë duket më shumë si një fluturake nga filmat e Hollywood-it”, ka deklaruar për Independent, Dr. Irfan Alawi, drejtor i trashëgimisë Islame.

Por, kjo nuk është tentimi i parë për të modernizuar këtë vend të shenjtë të myslimanëve.

Në korrik, u raportua se një kompani e teknologjisë informative në Dubai që kishte ndërtuar kulmin e ri të objektit të Apple në Kaliforni, do të ndërtonte një kupolë të madhe rrëshqitëse në Mekë.

Në vitin 2012, Arabia Saudite kishte aprovuar buxhetin prej 16.5 miliardë dollarë për të modernizuar sistemin e transportit publik në qytetin e shenjtë të Mekës, përfshirë ndërtesat, sistemin e metrosë dhe autobusët.

Comments