Pamjet që prekën botën: Polici mban në dorë fëmijën mes trupave të pajetë në Barcelonë (VIDEO)

287

I rrethuar nga trupa të pajetë të larë në gjak dhe qindra të plagosur, një polic është filmuar duke mbajtur në duar një djalë të vogël që i ka shpëtuar sulmit të përgjakshëm në Barcelonë.

Ky moment është kapur vetëm disa minutave pasi që një furgon i bardhë shtypi për vdekje këmbësorët në Barcelonë, duke vrarë 13 dhe lënduar mbi 100, transmeton Telegrafi.

Polici kishte arritur ta ngrit në këmbë vogëlushin të cilin e mbante në duar, derisa të afërmit e këtij djali besohet se ishin shtypur nga furgoni.

Në videon e publikuar më poshtë, polici shihet duke e mbajtur vogëlushin duke ia mbuluar fytyrën me qëllim që të mos i sheh të plagosurit të larë në gjak, derisa gjyshja e tij që ishte afër mezi arrin të ngritët në këmbë nga lëndimet e marra.

Këto pamje kanë bërë xhiron e botës, kurse polici që mbante në duar vogëlushin është komplimentuar nga mijëra njerëz që kanë pasur rastin ta shohin videon.

blob:http://players.brightcove.net/951ee08a-5834-4881-99b1-09db622842b7

Comments