PAN i kemi votat edhe për Kryetar të Kuvendit!

189
fresco

Koalicioni PDK- AAK- Nisma duket se nuk kanë problem vetëm me numrat për formimin e Qeverisë. Problem del të jetë edhe numrat për kryetarin e Kuvendit.

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se PAN i ka numrat edhe për kryeparlamentarin.

“I kemi numrat për Kryetar të Kuvendit”, tha ai shkurt për Gazeta Blic.

Mirëpo, nga PDK askush nuk ka dashur të flas për këtë temë. Gazeta Blic ka provuar që të flas me shumë prej drejtuesve të kësaj partie, mirëpo askush nuk ka kthyer përgjigjje në lidhje me atë se i kanë apo jo numrat.

Në anën tjetër Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka caktuar mbajtjen e seancës konstituive e cila pritet të mbahet me 3 gusht.

E zyrtarë të PAN janë të bindur që i kanë votat edhe për postin e kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit.

Comments