Pandeli Majko: Koalicioni PS-LSI nuk funksionon në rregull, duhet të bisedojmë pa ngjala në tavolinë

203

pandeli majko

 

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga Filadelfia, ka folur për qëndrimin e LSI gjatë javëve të fundit për reformën në drejtësi dhe funksionimin e koalicionit qeverisës.

Sipas Majkos, marrëdhënia PS-LSI nuk po funksionin siç duhet dhe LSI ka shfaqur një tendencë afrimi me Partinë Demokratike. Por, deputeti socialist shtoi se nga të dyja kahët, deputetë të caktuar kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar koalicionin dhe palët duhet të ulen në tavolinë për të biseduar rreth pakënaqësive që kanë.

Përmes një batute, Majko kujtoi këtu edhe darkën e ngjalave mes Ramës e Metës në 2013 ku u vendos për koalicionin PS-LSI.

“Ka një të vërtetë, në diskutimin e reformës së drejtësi, s’mund të fshehim që koalicioni po funksionon në rregull dhe gjithcka është si më parë, solli disa probleme dhe ka një lëvizje të LSI për një marrëdhënie më të afërt me PD, por kjo s’duhet parë në sensin e negativitetit.

Ajo që ka rëndësi është se si do ndërtohet e ardhmja e qeverisjes, ajo që ne duhet të bëjmë pyetje vetes, apo edhe LSI, është se si do ta vazhdojmë këtë histori të përbashket të qeverisjes së vendit. Nuk e them këtë në sensin e të bërit presing, kam dëgjuar deklarata edhe nga përfaqësues të LSI që janë gati për të vazhduar koalicionin. Duhen diskutuar në tavolinën e bisedimeve në mënyrë institucionale sigurisht pa ngjalë përballë”, deklaroi deputeti i PS Pandeli Majko.

Comments