Panik në Maqedoni: Qytetarit i humbin 129 mijë franga që i ruante në bankë


Një qytetar nga Resnja, ka përjetuar një surprizë të hidhur. Kur ka shkuar në bankë të kontrollojë kasafortën ku ka ruajtur 129 mijë franga, ka përjetuar shok të vërtetë, shkruan Dnevnik.
Herën e fundit kasafortën e ka kontrolluar në gusht. Prandaj para disa ditëve ka ardhur sërish për të kontrolluar gjendjen. Ai është habitur kur ka vërejtur se një shumë e madhe e parave që i ka ruajtur nuk kanë qenë në kasafortë, kurse që të jetë habia më e madhe, aty ka gjetur denarë për të cilat thotë se nuk janë të tijat.
Lidhur me këtë rast menjëherë është informuar policia e Manastirit e cila ka filluar hetime.
“K.Sh. (51) nga Resnja më 5 tetor rreth orës 12, në SPB të Manastirit ka denoncuar se nga kasaforta e tij e huazuar në Bankën Komerciale – Filiala Manastir, i mungojnë 129 mijë e 400 frënga zvicerane.
Herën e fundit kasafortën e ka hapur më 5 gusht 2016. gjatë kontrollit të kryer në kasafortë në prezencë të personit të dëmtuar dhe personave të autorizuar të Bankës Komerciale, janë gjetur 250.000 denarë për të cilat K.Sh. thotë se nuk janë para të tij”, kanë njoftuar nga MPB.
Nga Banka Komerciale tani për tani nuk kanë dhënë informacione plotësuese për këtë rast.