
Momente paniku në ndeshjen e kampionatit rumun mes Dinamos së Bukureshtit dhe Universitatea Kraiovës.
Trajneri i skuadrës së Dinamos, Eugen Neagoe, pësoi një infarkt në minutën e 25-të të takimit, teksa u dërgua me urgjencë në spital.
51-vjeçari u rrëzua në pankinë, teksa u desh ndërhyrja e mjekëve dhe e ambulancës, që situata të merrej nën kontroll.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa lojtarët e skuadrës vendase, u shokuan jashtëzakonisht shumë nga ky moment.
Më pas, pas konsultimit me zyrtarët e ndeshjes, u vendos që ndeshja të vazhdohej.
Mediat rumune raportojnë se trajneri Neagoe ishte përmendur në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kraiova triumfoi në këtë përballje me rezultatin 0-2, falë golave të Barbut dhe Roman në minutat 36 dhe 66.