Paniku tek rruga e Elbasani, sqarohet ngjarja: 3 persona qëlluan me armë dhe i ikën postbllokut. Ja emrat

397

 

makina JEEP

Policia ka sqaruar zyrtarisht panikun e krijuar tek rruga e Elbasanit, ku patrulla të shumta policie. Burimet zyrtare nga uniformat blu thanë se, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur kapjen në flagrancë të tre shtetasve:

Ermal Kadilli, 36 vjeç, banues Tiranë

Dritan Masha, 36 vjeç, banues Tiranë

Dritan Ago, 35 vjeç, banues Tiranë

Të tre këta persona po udhëtonin në një automjet tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga një resort (bar -restaurant) në Mullet.

Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre. Rreth orës 14:40, janë konstatuar në rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut.

Në momentin e ndalimit këta persona kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjeherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri pistoletë tip TT.

Dyshohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vendngjarje (Mullet)janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Comments