
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka një histori shumë interesante, ku mrekullisht i pati shpëtuar vdekjes rreth 23 vite më parë, shkruan Syri.net.
Italiani sot është gjallë vetëm falë një problemi me një kompani aviacioni, për shkak se i ishte vonuar bagazhi.
Në vitin 1996, Christian Panucci ishte kapiten i Italisë në Lojërat Olimpike që zhvilloheshin në Amerikë, por për shkak të një dëmtimi i duhej të kthehej në Itali.

Ai kishte planifikuar që më 17 korrik të udhëtonte drejt Parisit dhe më pas për në Milano, por shkaku i vonesës së bagazhit bëri që ai të humbasë avionin.
Ish-lojtari i disa prej klubeve më në zë të Europës u detyrua të ndryshojë linjën dhe mori direkt avionin për në Milano.
Atë ditë, më 17 korrik aeroplani TWA Flight 800, me të cilën duhet të udhëtonte Christian Panucci u rrëzua dhe 230 njerëz humbën jetën.
Pra, humbja e avionit i shpëtoi jetën teknikut të Kombëtares sonë, por sot ai ka dënuar portierin Thomas Strakosha, i cili për ironi të fatit, prej trafikut në Romë nuk mundi dot të udhëtojë në kohë për grumbullimin e kuqezinjve, duke humbur avionin që kishte prenotuar.