Ndryshoi vetëm stadiumi por jo rezultati, ai ishte sërish 5-1 dhe sërish me fitues Bayern Munchen. Në ‘Emirates Stadium’ u luajt akti i dytë i supersfidës Arsenal-Bayern, ku sërish gjermanët janë treguar të pamëshirshëm, duke poshtëruar me rezultatin 5-1 para tifozëve të tyre skuadrën e Arsenalit.
Në pjesën e parë ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Teo Ualkot, ndërkohë që bavarezët shpërdorojnë pafund.
Një pjesë e parë që ju dha shpresë toçinjve mbase jo për të shpresuar për kualifikim por për të ikur të paktën me nder nga kompeticioni më i rëndësishëm Evropian për klube.
Ndërkohë që në pjesën e dytë ‘rekordmenët’ vrasin përfundimisht ëndrrën e Arsenalit, madje e kthejnë në një makth për 11 lojtarët në fushë por dhe për trajnerin Arsen Venger, i cili zyrtarisht është njeriu më i urryer nga tifozët e Arsenalit.
Robert Levandovski barazon gjithçka nga pika e bardhë e 11 metërshin, ndërkohë që vetëm pak minuta më pas Arien Roben shënon dhe golin e dytë të Bayernit, gol i cili do të pasohej dhe nga tre të tjerë, dy herë Arturo Vidal dhe një ehur Dagllas Costa.
Një Bayern vërtetë i frikshëm, dhe një Arsenal i cili largohet i turpëruar nga Champions, ky ishte i gjithë skenari i mbrëmjes së sotme. Bayerni kualifikohet për 1/8 me rezultatin e përgjithshëm 10-2.