Papa: Bota është në luftë
“Ne nuk jemi të frikësuar për të thënë këtë të vërtetë. Bota është në luftë, për shkak se ka humbur paqen”.
Kështu, Papa Françesku ka komentuar serinë e fundit të sulmeve, dhe në veçanti vrasjen e një prifti në një kishë, në Francën veriore.
Por, ai shtoi se, ne nuk duhet të harrojmë të krishterët e shumtë që vdesin në Nigeri, apo vende të tjera.
Deklaratat, kreu i shenjtë i bëri sot për gazetarët, ndërkohë që udhëtonte me aeroplan drejt Krakovit, Poloni, për të marrë pjesë në Ditën Botërore të Rinisë, që zhvillohet nga 26 deri në 31 korrik.
/Syri.net/