Para ndeshjes, trajneri i PSV-së deklaratë surprizë për fanellën e Messit

257

Trajneri i PSV-së, Mark van Bommel nuk i pengon nëse lojtarët e tij luftojnë për ta marrë fanellën e Lionel Messit, ndërsa thekson se ata duhet të marrin rezultat pozitiv në përballjen e sotme të Champions Leagues.

Van Bommel i cili e kaloi një sezon 2005-06 me Barcelonën ka kërkuar nga lojtarët e tij të tregojnë profesionalizëm dhe të mendojnë për fanellën e Messit vetëm në fund të ndeshjes.

“Nëse nesër marrim rezultat të mirë, nuk më bën nëse ata luftojnë për fanellën e Messit”, tha Van Bomel në një konferencë për media.

“Të jesh gjithmonë i përqendruar është pjesë e të qenit profesionist. E di që ata do t’ia kërkojnë Messit fanellën, por nuk duhet ta bëjnë pas pjesës së parë”, shtoi ai.

Kampioni i Eredivisie do ta nisë sezonin e ri të Champions Leagues me takimin ndaj Barcelonës në Grupin B në “Camp Nou”, vendin ku katalonasit i kanë fituar të gjitha ndeshjet në këtë fillim sezon.

Comments