Paralajmëron gazetari maqedonas: Së shpejti do të luhet “ndeshja” e 2001-shit!

Gazetari kontrovers maqedonas i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, Milenko Nedelkovski ka shokuar me një postim të tij në Twitter.
“Do të luhet sot ?! Së shpejti do të luhet edhe “ndeshja” e 2001-shit”, ka shkruar ai, transmeton TetovaSot.
Ai këto komente i ka bërë gjatë ndeshjes që u zhvillua në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në “Loro Boriçi” në Shkodër, ku stuhia e shiut ka ndërprerë ndeshjen në 15 minutat e fundit.
Ndeshja u zhvillua sot në ora 14, dhe kombëtarja Shqiptare arriti të mposht Maqedoninë me rezultat 2-1./TetovaSot/