Paralizohet Europa: Dëbora vdekjeprurëse mbërthen kontinentin, përfshirë edhe ishujt grekë

177

Paralizohet Europa: Dëbora vdekjeprurëse mbërthen kontinentin, përfshirë edhe ishujt grekë

Temperaturat e acarta kanë paralizuar të gjithë Evropën, duke lënë më shumë se 20 të vdekur dhe duke mbuluar edhe ishujt grekë dhe Italinë jugore me dëborë.

Italia ka anuluar fluturimet dhe udhëtimet me tragete ndërkohë që shkollat në jug të vendit pritet të mbyllet të hënën, shkruan “BBC”.

Turqia gjithashtu është goditur rëndë.  Ura  e Bosforit është mbyllur, ndërkohë që një stuhi e rëndë dëbore goditi Stambollin.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur nga i ftohti në Poloni. Temperaturat e natës në Rusi ranë në minus 30C.
Greqia ëshët goditur nga  temperatura më të buta, – 15 minus në veri, ku një emigrant afgan ka vdekur nga i ftohti i javës së kaluar dhe rrugët janë mbyllur./SYRI.net/

Comments