Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

326

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë prej nesër, moti do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të arrijnë mbi 30 litra në një metër katror, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të vendit ku në vendet lokale do të jenë të përcjella edhe me bubullima. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare e përforcuar jugore, ndërsa nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, nesër temperatura do të jetë prej gjashtë deri në 18 gradë , në Shkup prej 8 deri në 16 gradë.

Reshjet do të vazhdojnë edhe të martën, por me intensitet të zvogëluar, ndërsa në vendet e larta në pjesët veriperëndimore do të kalojnë në borë. Temperaturat do të bien ashtu që ato minimale do të arrijnë prej katër deri në 9 gradë, ndërsa maksimale prej 8 deri në 13 gradë Celsius.

Të martën dhe të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës. Nga e mërkura do të ketë ulje graduale të vranësirave, ndërsa nga e enjtja edhe rritje të temperaturës së ditës. Të mërkurën temperaturat minimale do të arrijnë prej 3 deri në 10 gradë, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 15 gradë. Të enjten parashikohen edhe temperatura në minus. Kështu temperaturat maksimale për këtë ditë parashikohet të jenë prej minus një deri në 8 gradë, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 19 gradë. Të premten temperaturat e natës dhe të mëngjesit do të jenë prej minus dy deri në shtatë gradë, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri në 23 gradë Celsius.

Comments