Parlamenti skocez sot formalisht do të votojë kundër asaj, që Qeveria britanike ta fillojë procesin për Bregzit.
Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe muajin e kaluar gjykoi se nuk ka nevojë ligjore, që Parlamenti në Edinburg, të japë pajtueshmëri rreth hapjes së procedurës për dalje nga BE-ja, siç kërkuan Qeveria skoceze dhe deputetët e Partisë qeveritare kombëtare skoceze (SNP).
Ministri i parë Nikolla Starxhen deklaroi se do t’ju mundësohet deputetëve ta japin mendimin e tyre, por ajo dakordohet se votimi i sotëm mund të ketë vetëm rëndësi simbolike.
SNP-ja beson se debati dhe votimi, megjithatë do të thonë “porosi e fuqishme” se ardhmëria e Skocisë është në kuadër të BE-së.
Javën e kaluar, në debatin e parë në Parlamentin britanik për propozim ligjin e Qeverisë së Tereza Mej për Bregzit, SNP tentoi ta bllokojë pranimin e saj.
Nga 59 deputetë në Vestminster, që vijnë nga Skocia, vetëm një, ministri i Çështjeve skoceze në Qeverinë britanike, Dejvid Mandell e mbështet ligjin e propozuar.
Kjo nuk ishte e mjaftueshme për bllokimin e tij, pra ligji i Qeverisë në Londër mori shumicë të besueshme, prandaj edhe laburistët opozitarë në këtë rast e mbështetën qeverinë.
Gjatë pritjes së djeshme të dytë të ligjit, në Dhomën e Ulët të Britanisë, qeveritë e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore, propozuan një seri amendamente të ligjit, por në fund asnjëri nuk u miratua.
Deputetët e SNP-së dhe Qeveria në Edinburg janë kundër ligjit të Qeverisë britanike për Bregzit, sepse paraprakisht nuk janë konsultuar tërësisht në pjesët e devoluara të Britanisë së Madhe.
Qeveria skoceze është e pakënaqur që Qeveria në Londër nuk dëshiron të japë garanci për statusin e shtetasve të BE-së në Britani të Madhe dhe veçanërisht sepse Tereza Mej dhe ministrat e saj nuk i sqarojnë pasojat nga tërheqja britanike e tregut të vetëm të BE-së.