Partia Liberal Demokrate e Serbisë reagon ndaj deklaratës së Daçiç

Partia Liberal Demokrate e Serbisë në një reagim ndaj deklaratave të Ivica Daçiç, Kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë, ka theksuar se Daçiç zhvillon një politikë nacionaliste që nxit grindje dhe vuajtje.
Ivica Daçiç me deklaratat e tij me vetëdije i dëmton marrëdhëniet në rajon dhe përsëri përhap dhe provokon reagime nga vendet fqinje, thuhet në njërën nga dy komunikatat e Partisë Liberale Demokrate serbe, si reagim ndaj intervistës së shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ku ai ditë më parë tha se Serbia ka bërë gabim të madh me pranimin e Maqedonisë nën emrin kushtetues.
Sipas PLD-së, deklarata e Daçiç vetëm konfirmon se politika e tij parimisht llogaritet nacionaliste e cila çdoherë nxit grindje dhe vuajtje.
Por nga partia e Daçiç, Partia Socialiste e Serbisë (PSP) si reagim ndaj komunikatës së PLD-së, thonë se Serbia ‘nuk nxit grindje, por nuk do ta lejojë askën ta fyejë’ dhe pyesin pse PLD nuk reagon ndaj të gjitha deklaratave të cilat dëshmojnë marrëdhënie jokorrekte të vendeve fqinje ndaj Serbisë.

