Partia LSDM me mesazh të qartë: Jo deponisë në Aerodrom

Kandidati për kryetar të komunës së Aerodromit nga radhët e LSDM-së, Aleksandar Trajanovski prezantoi planet për transformim të plotë të komunës, prej te mjedisi i pastër e i gjelbër, arsimimi dixhital, e deri te shërbimi për ndihmë paramjekësore. Trajanovski theksoi se nuk duhet të lejohet që kjo komunë të bëhet edhe një tjetër deponi e Shkupit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të luftojnë për, siç tha, shtëpinë e tyre.
“Sonte i japim fund barit të verdhë e të pa kositur, fund mbeturinave në çdo hap dhe fund ajrit helmues që po na helmon të gjithë neve dhe fëmijët tanë. Aerodromi nuk duhet të shndërrohet në edhe një tjetër deponi të Shkupit. Aerodromi është shtëpia jonë për të cilën së bashku do të luftojmë. Aerodromi përsëri do të jetë krenaria jonë e Shkupit…Të nderuar meritojmë komunë të pastër e të gjelbër, ku do të jetojmë me dinjitet me reforma të plota të shërbimeve komunale, me mirëmbajtjen e higjienës dhe parqeve, mund ta arrijmë këtë”, deklaroi Aleksandar Trajanovski, kandidat i LSDM-së për Aerodromin.