Partitë në terren – aktivitetet kryesore të ditës së sotme

115
fresco

Aktivitetet zgjedhore të pjesëmarrësve në Zgjedhjet lokale 2025 vazhdojnë sot, ditë jopune për qytetarët, por aktive për kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komunash në 80 komuna të vendit.

Edhe dita e shtatë e fushatës për zgjedhjet më 19 tetor, si në një ditë jave, tubime dhe takime me qytetarë në disa pjesë të vendit.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE do të mbajë tubime, në të cilat do të prezantojë kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë në Novosellë, Vasilevë, Bosillovë, Radovish në Strumicë.

LSDM është në Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë këtë pasdite dhe mbrëmje.

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit i propozuar nga E Majta, Amar Mecinoviq, do të ketë takim me banorët e Karposhit, në Siti moll.

VLEN me në krye kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në Kurshumli Han do të prezantojë Master Planin për Çairin në bashkëpunim me arkitektin me renome botërore Bajram Vardar, ndërsa në Tetovë, Bilall Kasami do të mbajë konferencë për media në Sheshin “Iliria”.

Ndërkaq kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, do të mbajë konferencë për shtyp te Parku i Çairit.

Fushata për zgjedhjet lokale përfundon më 17 tetor në mesnatë, pas së cilës do të ketë heshtje 24-orëshe para zgjedhjeve më 19 tetor

Comments