Partitë raportojnë shkeljet në Drenas (Foto)

219
fresco

Partitë raportojnë shkeljet në Drenas (Foto)

midle

Partitë garuese për kreun e Komunës së Drenasit janë duke i raportuar keqpërdorimet të cilat sipas tyre janë duke u bërë gjatë procesit të votimit në këtë komunë.

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, ka theksuar se vazhdmisht ka thyerje të rregullave gjatë procesit zgjedhor në Drenas.

Përmes një komunikate për media kjo e fundit ka bërë të ditur se në shkollën fillore “Luigj Kurakuqi” në Sankoc, ku menaxheri i kësaj qendre të votimit është duke daluar kohë pas kohe nga shkolla, duke kontaktuar me grupe të qytetarëve, dhe levizjet e tij janë të dyshimta dhe në kundërshtim me përgjegjësitë që ka si menaxher i qendres së votimit.

Po ashtu, edhe në shkollën “ Xheladin Gashi-Plaku“, në Komoran, kemi situatë të njejtë, ku menaxheri i qendres së votimit është duke qendruar jashtë qendres dhe eshte duke ua imponuar qytetarëv votues se për kë duhet votuaar.

Dega e Nisma për Kosovën në Drenas i bën thirrje edhe prokurorit të shtetit të filloj sa më parë të mirret më këto rastë që po përsëriten vazhdimisht që nga mëngjesi.

Comments