Partitë shqiptare dënojnë aktin “kurthin” e Ministrit Bekteshi ndaj pronarit të Zhurnalit

502
fresco

Shkup, 26 mars – Partitë opozitare dënojnë aktin e ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me të cilën i ka bërë “kurth” pronarit të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, ku ka ftuar në takim dhe pas 2-3 minutave pa pritë mas është shfaqur anash kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Bekteshi ka ftuar pronarin e Zhurnal me qëllim ti bëj me dije të heshtë me lajmet në të cilat Zhurnal njoftonte opinionin se ku po i çojnë paratë e kësaj komune të parët e saj.

Partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, dënojnë ashpër një akt të tillë të ministrit Bekteshi ku të njejtët theksojnë se funksionarët duhet të mësojnë të japin llogari për punën e tyre qoftë para qytetarëve, qoftë para mediave. Sipas tyre kërcënimi ndaj medias dhe gazetarëve është kërcënim ndaj mendimit të lirë dhe lirisë së shprehjes.

“Dënojme dhe gjykojmë kërcnimin verbal të ministrit të Ekonomisë ndaj pronarit të portalit Informativ “Zhurnal” Kërcnimi ndaj medias dhe gazetarëve, është kërcnim ndaj mendimit të lirë dhe lirisë së shprehjes. Inkurajojmë gjithë gazetarët dhe portalet informative të pavarura, që mos të bien pre e kërcnimeve të ndryshme të zyrtarëve politik, dhe të njejtat t’i denoncojnë para publikut, organeve të drejtësisë si dhe ti informojnë edhe zyrat diplomatike në vend. Qytetarët tanë kanë nevojë, dhe të drejtë të garantuar që të informohen edhe për veprimet përfaqësuesve politik. Andaj inkurajojme dhe përgëzojmë mediat, që i bëjnë transparente veprimet dhe keqpërdorimet e pandergjegjshme të të gjithë politikanëve, rrespektivisht të Ministrave dhe funksionarëve tjerë të Qeverisë LSDM-BDI”, ka deklaruar, Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa nga Lëvizja BESA thonë se pushtetarët janë të obliguar detyrën e tyre ta kryejnë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm duke mundësuar transparencë të plotë qoftë para qytetarëve qoftë para mediave.

“Ministrat dhe të gjithë pushtetarët janë të obliguar që detyrën e tyre ta kryejnë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm duke mundësuar transparencë të plotë për mënyrën se si shpenzohen paratë e qytetarëve. Në këtë proces mbështetja e mediave dhe zërit të lirë të tyre është në interes të qytetarëve. Është koha përfundimtare funksionarët të mësohen të japin llogari dhe përgjegjësi për punën e tyre qoftë para qytetarëve, qoftë para mediave”, ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani.

Lidhur me aktin në fjalë ka reaguar edhe Rilindja Demokratike Kombëtare.

“Puna gazetareske është hulumtimi i fenomeneve politiko-shoqëror, informimi i drejtë dhe objektiv, dhe kjo nuk duhet aspak të vëhet në dyshim nga askushi. Kështu ka qenë, dhe kështu do të jetë gjithmonë”, ka deklaruar për Zhurnal, kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal përmes një shkrimi ka njoftuar opinionin për aktin e Ministrit Bekteshi duke i vendosur kurth pronarit të Zhurnal me qëllim që këtë të fundit ta heshtë së publikuari lajme kundër Komunës së Kërçovës, gjegjësisht shkrimet dhe kërkimi i llogaridhënies se ku po harxhohen paratë e qytetarëve kërçovarë nga kryetari Fatmir Dehari.

Comments