Partitë shqiptare dhe zgjedhjet maqedonase: Hapa drejt qëndrimit unik për qeverinë e re

137
fresco

Partitë shqiptare dhe zgjedhjet maqedonase: Hapa drejt qëndrimit unik për qeverinë e re

midle

Bashkimi Demokratik për Integrim po pret verifikimin e rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për të vendosur për hapat e mëtejshëm. Zëdhënësi partiak Bujar Osmani, bëri të ditur se pas publikimit të rezultateve zyrtare, BDI fillimisht do të mundohet të bisedojë me partitë shqiptare për ndërtimin e një platformë të përbashkët për çështjet e pazgjidhura kombëtare dhe më pas do të fillojë negociatat me mandatarin për qeverinë e ardhshme, rapoton Alsat-M.

“Para çdo hapi të mëtutjeshëm duhet të presim verifikimin e rezultateve nga KSHZ-ja. Më pas fillimisht do të bisedojmë me partitë shqiptare ndërsa më pas me ato maqedonase”, njoftojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim..

Nga Lëvizja Besa thonë se një ofertë eventuale nga BDI-ja do të shqyrtohej nga Kryesia Qendrore, megjithatë, jozyrtarisht mësohet se një pjesë e anëtarëve të Kryesisë janë kundër bisedimeve me Ali Ahmetin, për të cilin thonë se nuk ka kredibilitet për të folur për unifikimin e shqiptarëve dhe për të drejtat e tyre.

“Ende nuk kemi marrë nga BDI-ja asnjë ofertë për bisedime rreth një platforme. Nëse do të marrim një kërkesë të tillë e njëjta do të shqyrtohej nga Kryesia qendrore e partisë”, thonë nga Lëvizja BESA.

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, thotë se ky është moment historik që partitë shqiptare të unifikohen rreth një platforme për avancimin e çështjes kombëtare. Sipas tij, mandatin për një nismë të tillë nga shqiptarët e ka marrë BDI-ja në zgjedhje. Megjithatë, mbështetjen e deputetëve të tij për qeverinë e ardhshme, Sela e kushtëzon me miratimin e një Ligji për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe dhe ndarjen proporcionale të buxhetit para votimit të qeverisë.

“BDI-ja duhet ti thërrasë në një tryezë të përbashkët politike në mënyrë që të kemi një veprim të përbashkët dhe të kushtëzojmë bllokun politike maqedonas. Duke pasur parasysh zhvillimet atje se çfarë është duke ndodhur, besoni se janë të plagosur në këtë situatë kur kanë një balans dhe po kërkonim nuk do të vinte në këtë formë. Prandaj se është një moment historik që të zgjedhim disa çështje të hapura që ju interesojnë shqiptarëve dhe të mos jemi të detyruar që edhe në zgjedhjet tjera tu premtojmë gjuhën shqipe shqiptarëve, por le ta bëjmë”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar I LR-PDSH-së.

Ndërkohë, përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje Sela e mori mbi vetë duke paralajmëruar se dorëheqjen do ta dorëzojë në Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë që do të mbahet pas Vitit të Ri. Megjithatë, ai bëri të ditur se do të kërkojë edhe një mandat për drejtimin e partisë ndërsa në rast të humbjes së zgjedhjeve lokale në pranverë ai tha se do të largohej përfundimisht nga timoni i LR-PDSH-së.

Comments