Pas 15 viteve burg, Arben Kiçina në shtëpi për vikend (FOTO)

718
fresco

I dënuar në rastin e familjes “Hajra”, së bashku me vëllezërit Ramadani është edhe Arben Kiçina i cili pas 15 viteve burgim është lëshuar për vikend në shtëpi.

I cilësuar si rasti më i turpshëm i drejtësisë vendore e ndërkombëtare, ku u organizuan disa herë protesta që gazetarë e publicist të njohur kanë mbetur të habitur se si mund të ndodhë në një shtet demokratik që pa kurfarë fakti të mbetën në burg këta njerëz, Arben Kiçinës i duhet të vuaj edhe 15 vite të tjera burg.

Familjarë të tyre tregojnë se këta po mbahen me të vetmen arsyje që kryerësit e vërtetë të krimit, njerëz të fuqishëm të politikës të mbulohen.

Ndryshe rasti i njohur si Kiçina e Ramadani mbetët si rasti më i përfolur në drejtësinë vendore e ndërkombëtare, po ashtu merrët vesh se si lëndë do të jetë edhe e Gjykatës Speciale e cila do të rigjykojë këtë rast.

Vlenë të cekët se ky rast ishte karakterizuar me shumë ndodhi, njëra prej tyre ishte edhe humbja e provave në Dhomën e Dëshmive të Policisë së Kosovës që tregon qartazi sipas familjarëve se është duke u bërë mbulimi i njerëzve të fuqishëm të politikës, raporton KronikaPress.

Ja postimi i vëllaut të Arben Kiçinës bërë në rrjetin social facebook :

Vllezrit KIÇINA Arbeni gjete vikendi ne familje I cili po mbahet padrejtsisht ne burg , shpresojm qe se shpejti te triumfoj Drejtsia ne Rastin KIÇINA

Posted by Valon Kiçina on Samstag, 2. September 2017

Comments