Pas 20 shkurtit nis gjykimi ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra

190

Pas 20 shkurtit do të mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e denoncimit për shkelje, të cilën stacioni policor në Strugë e dorëzoi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar kundër kryetarit të Strugës, Mendi Qyra dhe Komunës së Strugës.

Arsyeja është se gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar më 28 nëntor në Strugë, nuk ishte vendosur flamuri shtetëror.

Gjyqi në Strugë konfirmoi këtë informacion për Alsat. Thanë se në seancë do të thirret Qyra, kundër të cilit është dorëzuar denoncimi dhe parashtruesi i denoncimit, MPB-ja, pas së cilës do të merret vendimi përfundimtar. Të dyja palët do të kenë mundësinë të prezantojnë provat e tyre. E gjithë kjo vjen pasi Gjykata e Strugës pranoi kërkesën e stacionit policor të Strugës për nisjen e procedurës.

Rasti udhëhiqet nga gjyqtarja Jasna Partalkoska. Nëse gjykata konstaton faj, kryetari dhe komuna përballen me gjoba sipas ligjit, për subjektin juridik, në këtë rast Komuna e Strugës nga 20.000 deri në 200.000 denarë, dhe për personin përgjegjës, në këtë rast Mendi Qyra, nga 10.000 deri në 30.000 denarë./ Alsat.mk

Comments