Pas alarmit për ndotjen e ujit, vjen reagimi nga Komuna e Tetovës

371
fresco

Qendra për Shëndet Publik në Tetovë ka bërë disa analiza në rrjetin e ujësjellësit, ku është konstatuar se uji në qytetin e Tetovës është i pastër dhe i pijshëm.

Disa ditë më parë u raportua se në ujin për pije ishte e pranishme bakteria “Esheria Koli”.

midle

Ja dhe njoftimi zyrtar i NPK Tetovë:

“Të nderuar qytetarë,

Sipas rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit është konstatuar se uji në qytetin e Tetovës ËSHTË I PASTËR DHE PËR PIJE.
Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08).

Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije”, thuhet në njoftimin e NPK Tetovë.

Comments