Pas arrestimit, kjo është kërkesa tjetër e prokurorisë për Saimir Tahirin
Bashkë me lejen për arrestim e ish-ministrit Saimir Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë edhe lejen për bastisjen dhe kontrollin e shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm.
“Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri” thuhet në njoftimin e bërë publik nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.