Presidenti Ilir Meta, është takuar sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti në Karpen të Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti, përmes rrjetit social Facebook.
Takimi mes Metës dhe Kurtit vjen në një kohë që në Kosovë diskutohet ideja për ndryshim kufijsh.
‘Kënaqësi të takohesha sot me liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti në Karpen’, shkruan Meta në Facebook
Kujtojmë që Kurti është takuar më herët edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe me zyrtarë të lartë të PD-së.

